Një djalë 24-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në një vaskë në një shtëpi në fshatin Marena, afër Kavadarit, njoftojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
Në orën 19:05, në Stacionin Policor – Kavadar u raportua se në vaskën e banjës së një shtëpie ku qëndronte në fshatin Marena, është gjetur i vdekur D.N., 24 vjeç, nga fshati Bëgnishte. Një mjek nga spitali i Kavadarit konstatoi vdekjen pa shenja dhune, sqarojnë nga SPB – Veles.