Trendy

Maqedoni, familja me dy fëmijë është bllokuar nga bora në afërsi të Leunovës

Para 1 vit

Një familje me dy fëmijë me automjet këtë mëngjes janë bllokuar në borë në rrugën lokale rreth Liqenit të Mavrovës.

Nga QMK informojnë se zjarrfikësit e Gostivarit kanë raportuar se këtë mëngjes në ora 10:21, ka persona të bllokuar në borë afër fshatit Leunovë.

Në rrethinën e Mavrovës deri këtë mëngjes kanë reshur afërsisht 60 deri 80 centimetra borë, që e vështirëson zhvillimin e qarkullimit.

Nga QRMK Tetovë njoftojnë se kanë marrë informacion nga ndërmarrja e angazhuara për mirëmbajtje të akseve rrugore magjistrale dhe rajonale se lartësia e shtresës së borës është rreth 80 centrimetra. Pastrimi i borës në rrugën rreth Liqenit të Mavrovës e vështirësojnë në mënyrë plotësuese edhe pemët e rrëzuara nëpër rrugë.

Trending