Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nisi përgatitjet për sfidat e fundit për vitin 2024. Trajneri Bllagoja Milevski dhe stafi teknik mirëpriti futbollistët, të cilët erdhën në grumbullimin e fundit për vitin 2024.
MIlevski, gjatë javës së kaluar shpalosi listen e futbollistëve të ftuar, ku për here të parë do të “debutojnë” Fetai dhe Allçevski, ndërsa në ekipin senior rikthehet Sefer Emini, i cili ende është në kërkim të paraqitjes së parë në fanellën e Maqedonisë.
Kujtojmë se në sfidat e muajit nëntor, Maqedonia do të zhvillojë dy takime, me qëllim që të mbrojë vendin e parë në grup. Maqedonia ka nevojë për një pikë për të siguruar vendin e parë, mirëpo do të kërkohen dy fitore për shkak të renditjes më të mirë në kuadër të garave të Ligës së Kombeve.
Më 14 nëntor, në orën 20.45, Maqedonia fillimisht takohet me Letoninën në Shkup, ndërsa të dielën, në orën 15.00, poashtu në Shkup, Maqedonia përballet me Ishujt Faroe.