Trendy

Maqedonia para kolapsit: Rregullat e reja të zonës Schengen e ngulfasin ekonominë dhe investimet e huaja

Para 1 javë

Ekonomia e Maqedonisë është duke u përballur me një situatë shumë serioze për shkak të rregullave të reja të hyrjes në zonën Schengen, të cilat po shkaktojnë shqetësim të madh tek investitorët e huaj. 

Presidenti i Dhomës Tregtare, Branko Azeski, paralajmëron se këto masa të ashpërsuara po krijojnë probleme të mëdha dhe se reagimet ndaj tyre pritet të rriten që nga dita e hënë, duke çuar potencialisht në bllokim të pikave kufitare me Bashkimin Evropian. 

Sipas Azeskut, kjo jo vetëm që komplikon funksionimin e bizneseve, por rrezikon edhe rënien e investimeve të huaja, ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare dhe stabilitetin ekonomik të vendit. 

Ai thekson se nëse nuk gjendet një zgjidhje urgjente, Maqedonia mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike. 

Trending