Trendy

Mariçiq kandidat për kryetar të KSHZ-së

Para 2 muaj

Bojan Mariçiq u propozua për kryetar të ardhshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ndërsa kryetari i deritanishëm Boris Kondarko për anëtar.

Që të dy ishin propozime të LSDM-së në komisionin parlamentar të zgjedhjeve dhe emërimeve. VLEN-it do t’i takojë nënkryetari i KSHZ-së dhe përsëri është propozuar Abdush Demiri.

VMRO-DPMNE ka propozuar tre anëtarë, Aleksandar Dashtevskin, Angellço Ristov dhe Svetllana Karapetrovën.

Ndërkohë BDI ka propozuar përsëri Ditmire Shehun. KSHZ është e përbërë nga gjithsej shtatë anëtarë.

Trending