Rrjeti maqedonas i marketeve “Stokomak” me një gjest të bukur ka shpërblyer punëtorët e besimit islam të angazhuar në këtë rrjet gjigant të marketeve.
Të gjithë punëtorët myslimanë do të marrin nga 5.000 denarë bonuse me rastin e Ramazanit.
“Stokomak feston përkushtimin e punëtorëve të saj! Me rastin e Bajramit të Ramazanit, të gjithë punonjësve tanë të besimit mysliman do t’u paguhen bonuse fetare prej 5.000 denarësh në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur gjatë vitit të kaluar. Gëzuar festat!”, njoftoi Stokomak.











