Qindra qytetarë iu bashkuan mbrëmjen e sotme protestës në Tetovë, të organizuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në qytet, përcjell tetova1
Marshi protestues nisi në orën 20:00 nga sheshi i Tetovës dhe përfundoi para godinës së Komunës së Tetovës, ku protestuesit vendosën pankartat me mbishkrime para hyrjes së komunës.
Gjatë protestës, përfaqësuesi i BDI-së, Bajram Rexhepi, deklaroi se çështja nuk lidhet vetëm me emrat e rrugëve, por edhe me ruajtjen e historisë, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.
Protesta përfundoi pa incidente, ndërsa organizatorët përsëritën se do të vazhdojnë reagimet e tyre kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese./tetova1.mk










