Maqedoni

MASH: Nuk do të ketë pushim pranveror, mësimi nis më 2 shtator

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 8, 2024, 02:08

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska shfuqizoi pushimin pranveror të cilin nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm e shfrytëzuan nga 29 prilli e deri më 6 maj, shkruan Alsat.

Siç tha Janevska ditët e lira nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv por vetëm se komplikuan realizimin e procesit edukativo arsimor. Gjithashtu, Janevska tha se viti shkollor do të përbyllet më 10 qershor, përveç maturantëve.

“Nuk do të ketë pushim pranveror. Anketat finale të prindërve dhe nxënësve të rritur treguan se ata nuk dëshirojnë të kenë, pra këtë vit shkollor pushim praneveror nuk do të ketë. U mundësojmë që sipas kërkesave të tyre ta realizojmë procesin mësimor. Vlerësojnë se më shumë është komplikim se sa përfitim, prandaj ne vendosëm që këtë vit, mësimi të zhvillohet prej 2 shtator, e hënë e deri më 10 qershor, perveç maturantëve”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Ministrja e arsimit Janevska kujtoi se viti I ri shkollor 2024-25 do të nis me mungesë librash për gjuhët e huaja dhe ato të bashkësive.

“Nuk do të ketë libra për gjuhë të huaja, të njejtat do të sigurohen vitin e ardhshëm. Gjithashtu, nuk do të ketë material të shtypur për gjuhët e bashkësive të cilat do të jenë të publikuara në faqen e internetit të Byrosë për Arsime. Pasi që bëhet fjalë për gjuhë, mësimdhënësit duke shfrytëzuar ato materiale mund t’ju ligjërojnë nxënësve”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Ndërkohë, Janevska tha se për arsimin e mesëm profesional në botim tashmë është i gjithë edicioni për vitin e parë dhe të gjitha tekstet e miratuara për vitin e dytë. Këto të dhëna, ministrja Janevska i dha gjatë vizitës në shkollën fillore të fshatit Bullaçan të komunës Gazi Babë ku u inspektuan punimet për ndërtimin e sallës sportive./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste