Një qytetar 45-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka rënë viktimë e një mashtrimi klasik që i ka kushtuar plot 1.000 euro. Denoncimi është bërë dje në SPB Tetovë, ku viktima ka rrëfyer se ishte marrë vesh me një person, i cili prezantohej si përgjegjës i një firme për punimin e dyerve.
Pasi i ka dorëzuar paratë si kapar (paradhënie), personi në fjalë nuk ka kryer asnjë punim dhe është bërë i paarritshëm në telefon, duke shkëputur çdo kontakt.
Policia po punon intensivisht për identifikimin e personit dhe dokumentimin e rastit, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të kenë kujdes se kujt u besojnë shuma të tilla parash pa kontrata zyrtare.





