Një 42-vjeçar nga Gostivari ka rënë pre e një mashtrimi online, pasi ka futur të dhënat e kartelës bankare në një link të rremë, i dërguar përmes SMS-it si “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Menjëherë pas kësaj, nga llogaria e tij janë kryer pesë transaksione pa pëlqimin e tij, në vlerë prej 26.000 denarësh. Rasti po hetohet nga policia.










