Një rast mashtrimi financiar është denoncuar më 16.01.2026 në SP Gostivar. Rreth orës 13:00, S.A. (34) nga Gostivari ka raportuar se ka pranuar një mesazh SMS me një link për një dërgesë të supozuar nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Pasi ka klikuar në link dhe ka futur të dhënat e kartelës së tij debitore në një ueb-faqe të rreme, nga llogaria e tij janë realizuar disa transaksione të paautorizuara drejt një marrësi jashtë shtetit, me vlerë totale prej 89.106 denarë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.





