Një rast mashtrimi është raportuar më 23 janar 2026 në SPB Tetovë. Një 40-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar se është mashtruar nga B.S. nga fshati Xhepçisht.
Sipas denoncimit, viktima ia kishte besuar automjetin e tij për shitje personit të dyshuar. Megjithatë, më 22 janar 2026, kur ka kërkuar kthimin e automjetit, është njoftuar se ai ishte shitur pa pëlqimin e tij dhe pa ia dorëzuar paratë e realizuara nga shitja.
Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave.










