Trendy

Mashtrim në Tetovë: 71-vjeçari humb 500 euro pasi iu premtua ndihmë për përfitimin e “kujdesit nga tjetri”

Para 2 javë

Të mërkurën në ora 15:25 në SPB Tetovë, një burrë 71-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një 50-vjeçar nga një fshat i komunës së Bogovinës për një vlerë prej 500 eurosh. Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do ta ndihmonte në procedurën për marrjen e kujdesit nga tjetri (ndihmës së huaj). Siç është denoncuar, ai ia ka dorëzuar dokumentet personale dhe i ka paguar 500 euro, pas së cilës personi ka ndaluar t’u përgjigjej thirrjeve të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Trending