Më datë 2 korrik 2025, në orën 08:30, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka paraqitur kallëzim penal në SPB Tetovë, ku ka raportuar se është mashtruar nga një person i identifikuar si N.Z. nga Shkupi. Gjatë muajit maj, i dyshuari i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të liruar të birin nga paraburgimi, dhe për këtë arsye i kishte marrë shumën prej 7750 eurosh.
Pasi kaluan javët dhe rezultati i premtuar nuk u përmbush, viktima kuptoi se ishte mashtruar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.










