Trendy

Mashtrohet gruaja nga Tetova: I premtoi ndihmë për fëmijën, i mori 280 euro dhe u zhduk

Para 2 muaj

MPB mjofton se më 01.01.2026 në ora 16:20 në SPB Tetovë, një grua 39-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga personi A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar në një aplikacion celular dhe i ka thënë se dëshiron të dhurojë një shumë të caktuar parash si ndihmë për fëmijën e saj, i cili ndjek logopedin, por paraprakisht ajo duhej t’i dërgonte 280 euro si garanci përmes transfertave të shpejta të parave.

Siç është denoncuar, pasi ajo e ka bërë këtë, personi ka kërkuar edhe më shumë para, pas së cilës ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending