Trendy

Matësit e parë inteligjent në dy vitet e ardhshme! Në faturat e korrikut për rrymë do të dihet çfarë është lexuar e çfarë jo

Para 9 muaj

Në faturat e energjisë elektrike që qytetarët do t’i marrin në muajin korrik, do të shënohet saktësisht sa nga energjia e shpenzuar është lexuar dhe sa është llogaritur në mënyrë të përgjithshme (paushall). Matësit e parë inteligjent do të instalohen gjatë dy viteve të ardhshme, përcjell TV21. Autoritetet sigurojnë se, për shkak se ndërrimi i matësve nuk do të bëhet menjëherë, por gradualisht, qytetarët do ta ndjejnë minimalisht këtë kosto në faturat e energjisë.

“Brenda 8 viteve duhet të sigurohen deri në 80% e matësve të rinj, ndërsa brenda 10 viteve do të instalohen 100% e matësve inteligjent. Kjo nuk do të thotë se duhet të pritet deri në fund. EVN patjetër do të ketë plan, një plan sipas të cilit këta matës do të sigurohen gradualisht”, tha Sanja Bozhinovska, ministre e Energjisë.

“Sipas kritereve të reja matësit e parë priten për rreth dy vite, për shkak se vetëm procedura e tenderit zgjat afërsisht një vit”, theksoi Sasho Saltirovski, drejtor i Elektrodistribucionit.

Trending