Trendy

Matoshi: Njihere çika, tani djali, tash edhe baba qenka lajmru, Samiu

Para 1 muaj

Aktorja dhe politikania Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratave të tij kundër saj. Në një postim të drejtpërdrejtë e plot emocione, Matoshi thotë se për të flasin puna, karriera dhe sakrifica për familjen, ndërsa për Sami Lushtakun – siç shprehet ajo – flasin aferat e tokave, tenderëve dhe presioneve ndaj zyrtarëve të shtetit. Me tone të forta, ajo thekson se “Samiu nuk është niveli i saj dhe as nuk do të jetë kurrë”, duke e quajtur të pakuptueshme se si ai gjen kohë të merret me të ndërkohë që – sipas Matoshit – duhej t’i jepte llogari për veprimet e tij.

Postimi i Adriana Matoshit në fb:

Njihere çika, tani djali, tash edhe babaU qenka lajmru, samiU

sami, per mu tregojne qysh shkruj, qysh luaj ne filma, ne shfaqje, e qysh marr çmime gjithandej botes, qysh me punen dhe djersen tem kujdesem per dy prinderit dhe femijet.

e per ty sami?

Krejt e dijme.

Per ty tregojne se qysh ke ble toka gjate luftes.

Tani tregojne sami qysh ke ble toka Mas luftes ka 50€ ari, e na e ke shite ka 5 mije.
Tregojne qysh ke marr tendera.
Qysh se deklaron pasunine.
Qysh ke sha e kercenu zyrtar te shtetit.
Qysh sami argatet e tu kane sherby edhe ne Leposavic edhe ne Skenderaj.

S’di qysh po ki kohe me u marr me mu.
Ama hala ma shume qysh s’je ne burg, po kryetar ne komune.

Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi kaq poshte une asnjihere ne jete.

Trending