Këtë javë në Doha të Katarit, lojtarët e Real Madridit fituan titullin kampion bote, pasi mposhtën Paçukën e Meksikës në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Në finale rezultati ishte 3-0 në favor të skuadrës mbretërore dhe pak ditë pas ndeshjes, një regjistrim interesant nga dhoma e zhveshjes u publikua nga vet Real Madridi.
Kilian Mbape, golashënuesi i njërit prej golave të ndeshjes, iu afrua Luka Modriç dhe në atë moment mësoi se ishte trofeu i 28-të i kroatit në fanellën e Real Madridit, gjë që padyshim e befasoi.