Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim të veçantë kushtuar nënës së saj, duke treguar anën e saj më të ndjeshme dhe lidhjen e fortë familjare.
Në disa fotografi të publikuara në profilin e saj, Fifi shihet duke buzëqeshur dhe përqafuar nënën brenda në veturë, duke kaluar momente të qeta dhe të mbushura me dashuri. Në përshkrimin e postimit, këngëtarja shkruan shkurtimisht, por me shumë domethënie: “Mbretëresha ime”, duke e cilësuar të ëmën si figurën më të rëndësishme në jetën e saj.
Postimi ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për dashurinë dhe respektin që shfaq ndaj familjes.












