Trendy

Me 1.94 promilë alkool në gjak, drejtuesi i “Volkswagenit” ndalohet nga policia në Tetovë

Para 8 muaj

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 korrik), punonjësit e Njësisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë ndërmarrë një kontroll rutinë në qytet, gjatë së cilës kanë ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. Automjeti drejtohej nga D.B. (42) nga Tetova.

Gjatë testimit me alkooltest është konstatuar se ai kishte një përqindje të lartë të alkoolit në gjak – plot 1.94 promilë, çka përbën shkelje të rëndë të ligjit. Personi është ndaluar menjëherë dhe pas përfundimit të dokumentacionit ligjor, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pandërgjegjshëm i automjetit”.

Trending