Një person nga zona e Strugës është arrestuar pasi është kapur në tentativë për të ndezur zjarr në bar të thatë dhe shkurre.
Ngjarja ka ndodhur më 26.03.2026, rreth orës 13:30, në rrugën Strugë – fshati Kalishtë, ku zyrtarët policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë e kanë privuar nga liria S.D. (52) nga i njëjti fshat.
Sipas policisë, ai është kapur në flagrancë duke tentuar të ndezë bar të thatë dhe shkurre pranë rrugës, para parcelës së tij. Gjatë ndërhyrjes, policia ka konstatuar se personi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1,90 promil alkool në gjak.










