Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.Z. (36) nga fshati Bërvenicë, pasi gjatë ndërmarrjes së masave pas një aksidenti trafiku është konstatuar se i njëjti kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur më 10.01.2026 rreth orës 10:13 në bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, ku S.Z. kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me automjetin e udhëtarëve të markës “BMW” me targa të Tetovës. Pas testimit, policia ka konstatuar se ai kishte 2.11 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal të RMV-së, për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.










