Trendy

Me kërkesë të Danimarkës, Suedia dërgon forca ushtarake në Groenlandë

Para 2 orë

Suedia njoftoi dërgimin e personelit ushtarak në Groenlandë me kërkesë të Danimarkës, për të marrë pjesë në forcimin e sigurisë së rajonit autonom.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson për mes një postimi në “X” shkruan se oficerët që do të vendosen do të përgatisin hapat e ardhshëm të stërvitjes daneze ‘Operacioni Arktik i Qëndrueshmërisë’.

“Disa oficerë nga Forcat e Armatosura Suedeze mbërrijnë sot në Groenlandë. Ata janë pjesë e një grupi nga disa vende aleate.

Së bashku ata do të përgatisin hapat e ardhshëm në kuadër të stërvitjes daneze Operacioni Arktik i Qëndrueshmërisë. Me kërkesë të Danimarkës, Suedia po dërgon personel nga Forcat e Armatosura”, shkruan ai.

Trending