Trendy

Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Kuvendit të PPD-së, më 15 prill 1990

Para 2 orë

Shkruan: Prof.dr. Vebi Xhemaili

Dje-sot dhe nesër, “Kah rrugëtojnë shqiptarët pas 36 vjet të jetës pluraliste…
Nevzat Halili, në piedestal dhe hero në mbrojtje të çështjen kombëtare, sot e kësaj dite i pa zavëndsueshëm.

Diaspora shqiptare e pakënaqur me formimin e Parisë të Prosperitetit dhe LDK në Maqedoni dhe Kosovë.

Ibrahim Rugova dhe Profesori im-Fehmi Agani, vizionar. “Ata kërkuan që në Maqedoni të formohet një parti e pavarur”.

Presionet dhe shantazhet e nga Lëvizja me Adresë dhe pa Adresë në Zvicër, “Askush nuk guxon të na marr pushtetin, se vetëm Ne e meritojmë të udhëheqim me shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni”.

Në biseda me krerët lëvizjes, në Zvicër, parulla e tyre: “Ne nuk njohim këto parti të themeluara, “pasi lufta e jonë është për çlirim e bashkim kombëtar me shtetin amë. (kam dëshmi).

Takimi me Ismail Kadarenë, në hotel Dajti “Ne maqedonasit i kemi vëllezër-dhe kemi të njetat vuajtje me Ata. Prandaj duhet ti hapim dyert për festa të përbashkëta ”
(DËSHMI AUTENTIKE TË KOHËS)

Si nismëtarë për themelimin e Këshillit iniciativë të PPD-së, ardhshme, e cila si lëvizje ka filluar në fshatin Bogovinë, në shtator të vitit 1989, në ilegalitet të plot. Në përbërje Vebi Xhemaili, Xhevahir Xhemaili dhe Qani Abduli, jurist. Në atë kohë pushteti komunist, ende vepronte me ligje drakonike kundër shqiptarëve, për çdo lëvizje. Në këtë dënimi më i vogël ishte 10 vjet burg, për çdo mendim ndryshe. Kështu ka vepruar pushteti komunist Jugosllav dhe shërbëtorët e tyre në Shkup, në emër të Partisë dhe vëllazërim bashkimit, kundër shqiptarëve.

Këshilli iniciativë shumë shpejt u përhap nga Tetova dhe Gostivari. Ndërsa në Shkup pak më vonë pasi shkupjanët ishin lidhur me Partin e Profesorit, Branko Horvat nga Zagrebi.
Në Tetovë e kishim më lehtë pasi kishim shumë veprimtarë të gjimnazit, si Miftar Ziberi, Alajdin Demirii, Havzi Mehmeti, nga Reçica e Madhe. Në fillim na duheshin anëtarë të cilët do të nënshkruheshin në kërkesën për formimin e partisë politike . Asaj kohe kam kontaktuar me shumë njerëz të profileve të ndryshme, e veçanërisht të inteligjencës dhe profesor të ngritur në aspektin kombëtar. Por edhe me ato të cilët asaj kohe ishin në pushtet, vetëm Iljaz Sanbriu më ka mbështet, por edhe syri nuk ma bënte pëët. Ndoshta isha i krisur në kokë si historian i Parë në Tetovë. Veçanërisht pas mbrojtje së Diplomës me temën, Shqiptarët në Frontin e Sremit”, ku u binda, “se shqiptarët janë vra mish për Top”, nga komandantët e Titos. Pasi në radhë të Parë futeshin shqiptarët, pastaj brigadat jugosllave. Në këtë kohë dominonte shovinizmi sllavo-maqedonas me paralelet e përziera, ku në vend të gjuhës shqipe duhej patjetër profesori mësimin në klasë ta zhvilloj në gjuhën maqedonase këtë urdhër e kundërshtova. Prandaj pushteti komunistë më përjashtoi nga gjimnazi “Qiril Pejçinoviq”, si antikomunist i cili nuk i respekton rregullat e Partisë Komuniste dhe vëllazërim bashkimit, që të ligjërojë në gjuhën e tyre-maqedonase, para nxënësve të mi shqiptarë.

Në fillim lëvizja hasi në rezistencë, por e mbanin fjalën dhe nuk tregonin si sot. Në këto rrethana edhe disa shokë të mi të Prishtinës nuk kanë pranuar të jenë nismëtarë të kësaj lëvizje. Disa edhe pse shprehnin dëshirë për themelimin e një partie politike, assesi nuk nënshkruanin që të jenë anëtar të asaj partie ose të jenë aktivistë. Por kanë qenë besnik dhe nuk ka pas tradhti pa shpine, që sot jam falënderues që nuk përfundova në burg.
Në fillim kontribut më të madh për formimin e kësaj partie e kanë dhënë disidentët e dikurshëm politikë dhe të përjashtuarit nga puna gjatë diferencimit të famshëm ideo politik të sistemit monist, që ishin të parët dhe me kënaqësi më të madhe pranonin detyra dhe obligime për formimin e një partie të re politike. Qendra ishte Gjimnazi i Tetovës, ku kishte burra kombëtarë dhe tejet të vendosur në mbrojtje t ë kauzës kombëtare
Pas këtij aktiviteti dhe kontakteve të para u formua qelia e parë me aktivistë të shquar ishin nga Bogovina dhe Çegrani. Pos emrave të lartpërmendur së shpejti u ofruan, Mithat Emini, Rifat Beadini, Xheladin Murati, Asllan Emërllau nga fshati Reçica e Vogël. Pastaj erdhi Abduhraman Haliti, i përjashtuar nga puna dhe disa aktivistë të tjerë nga Tetova. Ndërsa nga gjimnazi të parët ishin Havzi Mehmeti dhe Refet Elmazi nga fshati Tenovë.
Këta janë ata, njerëzit e parë që dhanë kontribut të rëndësishëm në formimin e Partisë për Prosperitet Demokratik pa marrë parasysh pasojat që kanë mundur tu ndodhin asaj kohe. Pra bëhet fjalë për veprim në ILEGALITET, e cila zgjati disa muaj, nga Shtatori i vitit 1989 deri në prill të vitit 1990. Mbledhjet e para ne, i mbanim nëpër shtëpia, pastaj filluam edhe nëpër kafiteri, si te ajo e Rahmanit në Zherovjan, pastaj një “1 Maji” në Bogovinë. Kemi shfrytëzuar edhe shtëpi private si ajo e Xhevahir Xhemailit dhe Doktor Xhemalit në fshatin Çegran. Në një mbledhje që patëm te doktor Xhemali mbledhja filloi në ora 11-e natës të 25 dhjetori dhe mbaroi të nesërmen në ora 4 të mëngjesit. Në këtë takim nga Gostivari ishin; Ferit Ramadani gazetar dhe Profesori i Historisë Samet Huseini, ndërsa nga Çegrani Zejni Bilalli dhe doktor Çemali. Në fund ramë dakord që Lëvizja të zgjerohet në çdo cep të Maqedonisë. Çdo kush mori detyra për veprim të mëtutjeshëm. Ky grup vepronte në konspiracion të plotë, në zbatimin e detyrave.

Pasi dolëm nga mbledhja natën vonë pas mesnate. I ndjeri Mithat Emini më tha: Të lutem Vebi, mos më fut natën fushave dhe livadheve, unë më nuk vij nëpër shtëpia natën. Por prapë nuk ma prishte, e dinte se e respektojë shumë, dhe se i kryej detyrat me Zemër të madhe. Ai vazhdonte gjithmonë ti kryente detyrat e marra…!!!

Me zgjerimin grupit si parti politike, filluam ti mbanim mbledhjet kryesisht nëpër kafiteri, si: në “Kamell” më vonë në “Derbi” , “Zana”, më së shuti në qebaptoren “Matranç” dhe mjaftë herë poashtu edhe në kafiterinë “Abba “. Ndër ta kë i kujdesshëm ka qenë Remzi Matrançi, i cili na blente edhe gazeta mua dhe Abduranan Halitit , por edhe na ushqente edhe me bukë. Jam krenarë se nga “Matrançi”, e kam larguar nga Partia maqedonasin Dushko Apostollskin një oficer rezervë. Që kishte ardhë me qëllime të caktuara, kinse për të na ndihmuar ta regjistrojmë Partinë pasi duhet patjetër me pas në listë edhe nga ata. Ky në një mbledhje në Matranç, kur unë duhej referuar për detyrat që kisha bë si koordinator, Ky kërkoi nga unë që të flas maqedonisht e jo shqip, se ky është shteti i tyre. Me këtë rast shumë anëtarë të Partisë mbetën pa tekst, por askush nuk ma prishi, haptazi kundër meje, pse e përzura këtë shka, që na spiunonte…Vetëm Abdurhanani më tha, “ti je Xhahil”, na duhet ky shka deri sa ta regjistromë Partinë…kot e përzune…

Kur bëhet fjalë për kontributin dhe ndihmën që i është dhënë Partisë në momentet e para të themelimit të saj në aspektin material, nuk mund të mohohet roli i kooperativës bujqësore “1Maji”i fshatit Shipkovicë, me zyra në Tetovë, e cila ndërmarrje nuk ka kursyer asgjë duke filluar nga letrat, makinat për shkrim e për shumëzim , telefonin, lokalet dhe të gjitha nevojat tjera që u janë dashur aktivistëve të Partisë, deri në Kuvendin Themelues. Falë veprës të Rufat Beadinit, i palodhshëm në këto aktivitete.

Të gjitha këto mbledhje janë mbajtur aty, ku bëheshin përgatitjet se si të formohet një parti e re politike dhe po ashtu , gjithë kësaj kohe është menduar se si të emërohet ajo. Ka pasur disa propozime .Njëri propozim ka qenë –PARTIA E RE DEMOKRATIKE –ka pasur edhe propozime të tjera , mirëpo me propozimin që e dha Miftar Ziberi që partia të pagëzohet PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK, u pajtuam të gjithë .

Kjo mbledhje është mbajtur në kafiterinë” Abba “dhe propozimin e kemi pranuar njëzëri. .Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë: Miftar Ziberi ,Xhevahir Xhemaili ,Rifat Beadini ,Xheladin Murati ,Abdiraman Haliti, Mithat Emini, Vebi Xhemaili, Uzeir Uzeiri, Bilall lutfiu, Asllan Emurllau, Arifikmet Xhmaili, Qani Abduli dhe disa aktivistë të tjerë.

Problemi më i madh ishte me Shkupin, (varet e pa rep), në takimin e mbajtur në Shkup, konkretisht në Gjimnazin “Zef Lush Marku” me Ismet Ramadanin, nuk është biseduar për emrin e Partisë por për selinë e partisë. Unë atëherë propozova që në fillim selia e Partisë të jetë në Tetovë, kurse kur të piqen kushtet të kalojë në Shkup.

Në këtë kohë ende nuk kishim hartuar programin e plotë të Partisë, dokument që ishte mjaftë i nevojshëm për themelimin e partisë. Por disa aktivistë kërkonin më shumë të drejta për Shqiptarët, të cilët kanë qënë të shtypur gjatë periudhës komuniste. .
Për hartimin e programit të partisë kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë Mithat Emini , Abdirhaman Haliti dhe disa ekspertë të tjerë të jurisprudencës. Sa i përket rrëfimit të Miftar Ziberit se programin e Partisë e ka hartuar Alajdin Demiri kjo nuk është e vërtetë, por është ndryshe. Siç thamë edhe më parë tërë barra për hartimin e programit të Partisë u ka takuar Mithat Eminit dhe Abdiraman Halitit, ndërkaq Alajdin Demiri dhe disa të tjerë kanë kontribuar për themelimin e degëve në Zvicër, pasi atëherë ata ishin me punë atje dhe në këtë drejtim na kanë ndihmuar mjaftë .Pas hartimit vendosëm që programin ta botojmë në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” dhe “Nova Makedonija”për këtë detyrë u caktua Vebi Xhemaili dhe Xhevahir Xhemaili .

Askush nuk donte të vi me ne në Shkup, të gjithë kishin rezerva mos burgosen gjatë rrugës deri në Shkup. Me këtë rast duhet theksuar, vullnetarisht na u bashkëngjit Miftar Ziberi .(Pasi për të shkuar në Shkup nuk pranonte askush tjetër…!!!). Atje pasi u futëm në ndërtesën e gazetës “Nova Maqedonia”na pritën me një skepticizëm, pasi na morën letrat e njoftimit, na kontrolluan, nëpër xhepa, pastaj na hipën në katin e tretë ku pas një kohe erdhi Kryeredaktori i gazetës. Ne ia dorëzuam programin pasi e shikoi tha: “doni të formoni parti tuajën, Miftari i tha, po Parti Shqiptare” mirë tha do ta botojmë. Me disa korrigjime të vogla më parë u botua në ”Nova Makedonija” e pas disa ditëve në “Flakën e Vëllazërimit”.
Pas emërimit dhe hartimit të programit të partisë duhej të gjendej salla për mbajtjen e Kuvendit Themelues të Partisë .Ishim të mendimit se kjo mbledhje duhej të mbahej në Tetovë. Andaj u vendos që një delegacion tre anëtarësh në përbërje; Refet Elmazi, Qani Abduli dhe Vebi Xhemaili , ta kërkojnë sallën e shtëpisë së Kulturës në Tetovë, për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë .Në shtëpinë e Kulturës nuk patëm rast të takojmë drejtorin, me që ishte në pushim mjekësor, kurse sekretaresha e tij, me disa lajthitje na refuzoi dhe na tha se salla e Shtëpisë së Kulturës nuk mund të përdoret për themelimin e Partisë politike. Pas kësaj vendosëm që Kuvendin Themelues të partisë ta mbajmë në restorantin “Llovec” në Tetovë. .

Ky takim u bë më 7 prill të vitit 1991 pasi ati nuk ishin tubuar të gjithë nismëtarët-aktivistët, në pritje na hetoi policia dhe vendosëm që të largohemi dhe të shkojmë në fshatin Bogovinë që të takohemi në restorantin 1 Maj, ta mbamë Kuvendin Themelues .Mirëpo meqë edhe në Bogovinë nuk u tubuan të gjithë anëtarët e një ndër to, mungonte edhe Dushko Apostolloski.

Këtë misionar të qarqeve shoviniste maqedonase të cilin e kam larguar unë nga Partia, kur mbahej mbledhja në qebaptoren “MATRANÇ”, Pasi ai kërkoi nga unë mos të flas shqip por maqedonisht, i thashë” Mos harro se kjo është Parti Shqiptare dhe këtu do të flitet vetëm shqip, për këtë unë e kam formuar këtë Parti, nqoftëse të pëlqen Ri, nqoftëse jo, i lirë je”. Unë ende unë pa mbaruar fjalën e kapi çantën dhe doli jashtë si vetëtima. Disa komunist më të vjetër që aderonin në Parti, për këtë gjest timin, më qortuan, disa vrapuan pas tij që ta ndalin. Ky ishte takimi i fundit i Apostollskit në Partinë tonë. (V.Xh).

Në këtë tubim në Bogovinë, u bë një konsultim partiak dhe u vendos që Kuvendi Themelues të shtyhet për një javë, që përsëri të shqyrtohet mundësia për mbajtjen e tij në Tetovë, ndërsa si variante plotësuese u caktuan Shtëpia e Kulturës në fshatin Xhepçishtë.
Në këtë takim u vendos që kryetar i Këshillit iniciues të emërohet Xhevahir Xhemaili, ndërsa sekretar Qani Abduli që të dy nga fshati Bogovinë.

Ndërsa Kuvendi themelues u thirr për 15 prill të vitit 1990 dhe u mbajë në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Xhepçishtë në të cilin Kuvend fletën për anëtarësim e nënshkruan 64 anëtarë. Nga të gjitha trevat Maqedonisë Shqiptare. Me kërkesën time në këtë Kuvend nuk ka marrë pjesë Miftar Zyberi dhe Hazi Mehmeti nga fshati Reçicë, për ta ruajtur unitetin e Partisë, i luta që të shkojnë në Stamboll. Ata pa kurrfarë vërejtje, kërkesën time e zbatuan, pasi disa komunistë nuk donin me këta të jenë ditën e Kuvendit.!!!

Me këtë rast duhet theksuar se disa intelektualë të tjerë nga tetova, që merrnin pjesë në këtë Kuvend, refuzuan të bëhen anëtarë të Partisë duke u arsyetuar se ende nuk është koha për një gjë të tillë ose në stilin shohim e bëjmë…!. Gjatë gjithë aktivitetit tonë kemi qenë të ndjekur nga policia pasi të gjitha këto takime dhe tubime kanë qenë ilegale deri në regjistrimin e Partisë (PPD).

Nevzati në krye të Partisë

Nevzati në bisedat që kemi pasur për çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë ishte shumë i vendosur dhe i guximtarë, që i plotësonte kërkesat e kohës, për kryetar Partie.Në Këshillin e Partisë ishim të ndarë në dy grupe, më në fund fitoi opsioni i im, pasi me punën time të palodhshme kisha besim te të gjithë nismëtarët e Partisë. Propozimi im u miratua me shumicë votash. fitoi Nevzat Halili. Kështu pra, Nevzati erdhi në krye të Partisë për Prosperitet Demokrati. Njeri i popullit, i cili shumë shpejtë e fitoi simpatitë e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë si brenda dhe jashtë vendit. Nevzat Halili me guximin e tij politik shumë shpejtë u figura më eminente jo vetëm në Maqedoni por në mbarë rruzullin tokësor. Historia veprimin tij kombëtar në mbrojtje të shqiptarëve të Maqedonisë do shënojë me shkronja të arta, që i dha fund diktaturës sllavo-komuniste.

Pas një debati në kryesi te zyra karshi “Hamamit”, kur për administrator kishim njeriun e palodhshëm sekretarin e dikurshëm, Qemal Limani, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin administrativ, të cilin i shprehi mirënjohje publike, për punën që bëri në Parti. Kryesia e PPD, ka mbajtut disa konsultime për emërimin e një Kryetari Partie, i cili në atë kohë duhej të ishte i dënuar politikisht. Në fund me propozimin tim, vendosëm që Nevzatin ta sjellim në krye të Partisë për Prosperitet Demokratik. Profesor në shkollën mesme medivinale në tteovë. Njeri i popullit, i cili shumë shpejtë e fitoi simpatitë e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë si brenda dhe jashtë vendit. Nevzat Halili me guximin e tij politik shumë shpejtë u bë figura më emblematike, jo vetëm në Maqedoni por në mbarë botën shqiptare. Menjëherë pas ardhjes të Nevzatit në Krye të Partisë na ftoi për takim Ibrahim Rugova dhe Prof. Fehmi Agani. Falë Profesorit, u bëmë kështjellë e fuqishme para palës maqedonase…

Nevzat Halili, veprimin tij kombëtar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë do ta shënojë me shkronja të arta, që i dha fund diktaturës sllavo-maqedonase, duke mbrojtur me dinjitet të drejtat e shqiptarëve.

Pas kthimit tonë nga Zvicra, ku ishim për themelimin e Degëve të PPD, së bashku me Lutfi Bilallin dhe Uzeir Uzeirin, në Parti kishin filluar ndarjet dhe grupacionet. Më të zëshëm kundër Nevzatit ishin neokomunistët. Të cilët ishin të bindur se Nevzati në Kongresin e Parë që do të mbahet, do ta rrëzojnë nga udhëheqësia e PPD. Në shtaor 1990, u mbajtë Kongresi i Parë i PPD në shtator 1990, në sallën e “Kino Rinia” afër kafiqit “Zana”. Në këtë Kongres morën pjesë delegatë nga tërë Maqedonia. Me këtë rast kandidaturën etyre e paraqitën 2 kandidatë, Nevzat Halili dhe kundër kandidat i tij ishe Prof. Dr. Xheladin Murati. Në fund të votimit Nevzat Halili, fitoi bindshëm kundër Profesorit, Xheladin Murati.
Pasi Nevzati e kaloi këtë provim me sukses, Plasi lufta e brendshme për pushtet. Neokomunistët nuk e duronin Nevzat Halilin . Veçanërisht ishin të pakënaqur, Muhamet Halili, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani.
Fërkimet ideore ishin në mesin krahut të djathtë të Partisë, ku bënte pjesë Bilall Lutfiu dhe Xhevahir Xhemaili. Pasi Sali Berisha, e njohu Maqedoninë shtet i pavarur. Në vitin 1992, reagoi PPD kundër qëndrimeve të Sali Berishës. Në këto rrethana mori fletë krahu i Menduh Thaçit. Në anën tjetër Sali Berisha, dërgoi në Gostivar misionarët e tij, kundër PPD. Këto fërkime zgjatën disa muaj. Më në fund u mbajt edhe një takim në sallën e Komunës, Kryetar ishte Enver Zenku, nga radhët e PPD.
SALI BERISHA DHE SHKATËRRIMI I PPD
(Rroçes verbali nga mbledhja e Gostivarit 1993) Vebi Xhemaili,
Më datë 05.12. 1993, në Gostivar në sallën e komunës u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm me këtë rend dite:
Të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm më datë 9 12, 1993, në Gostivar,
-Këshilli u organizativ të jetë prej 8 anëtarëve,
-Kuvendi nuk kishte kuorum, pasi ishte i ftuar me direktivë të disa të pakënaqur PPD, dhe veprimin saj në Parlament,
-Në këtë kuvend kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Enver Zenku, unë si deputete i PPD, tjetër nga kryesia e PPD nuk kishte ardhur askush, as nga deputetët, pasi Parlamenti kishte seancë të rregullt,
Mua më dërgoi kryetari i Partisë si, përfaqurës i deputetëve dhe si themelues i PPD,
Në Kuvend ishin Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani,
Në Kuvend kanë marrë pjesë 24 Kuvendarë dhe disa kryetarë degësh, të Prosperitetit
Në këtë Kuvend ishin edhe tre përfaqësues Shqiria të dërguar nga Sali Berishës: Dylber Vrioni, Leonida Martiri dhe Shaban Memia.
Këta kishin ardhë me detyrë për ta shkatërruar PPD nga brenda. Me këtë rast duhet theksua se këta mercenar të Sali Berishës i arritën qëllimit, të bindin Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Gostivarit që të kërkohet dorëheqja e udhëheqësve të PPD dhe Kryetarit të saj.
-Unë kërkova disa herë që mos të bien vendime të një anshme pasi nuk ka kuorum, dhe kjo mbledhje nuk përfaqëson interesin e PPD dhe popullit shqiptarë në Maqedoni, edhe pse unë tentova disa herë që të ulemi edhe një herë të merremi veshtë sëbashku, para se të dalim me këto qëndrime. Por ky grup puçist kur nuk u pajtua me qëndrimet e mia. Ata vazhduan për interesa e tyre personale dhe sëbashku me misionarët e Sali Berishës, vazhduan rrugën për në Strugë. Të bindur se me mercenarët e Sali Berishës ja kanë arritur qëllimit.???.

Unë shkova përsëri në Shkup dhe i informova Deputetët dhe udhëheqësin e PPD, për vendimet e mara në Kuvendin e Gostivarit. Ata mbetën pa koment me këto veprime të një grupi që u shkëput nga PPD. (mbaron proces verbali i mbledhjes në Gostivar.).
Atë që nuk mundi ta bënte politika e shtetit maqedonas, ti përçajë shqiptarët e bëri Sali Berisha, duke i dalë në ndihmë shtetit maqedonas në dëm të shqiptarëve dhe kërkesave të tyre permanente për barazi të plotë midis dy popujve, shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo politikë shkurtë pamës e Kryetarit të Shetit, Sali Berisha. Unë unë bindur thellë sot e kësaj dite, që ishte pa vizion. Ko politikë e shtetit shqiptarë i bëri dëm shumë të madh çështjes shqiptare në Maqedoni dhe luftës së saj për barazi të plotë midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Atë që nuk mundi ta bëjë shërbimi sekret maqedonas, e bëri politika shqiptare në krye me Sali Berishën. Shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë gjatë historisë së tyre, kanë qenë të tradhtuar nga vetë shqiptarët. (1912, 1920-1941, 1945, 1948, 1968, 1970, 1981, 1993). Dhe në fund Rama me, ( OPN BALLKAN).

-Dorëheqja erdhi pas katër ditëve më 9 dhjetor 1993, pasi PPD dhe udhëheqësit e saj nuk mund ti besonin pse Sali Berisha zgjodhi këtë rrugë për ta dobësuar unitetin e Shqiptarëve të Maqedonisë. Ishte dita e shtunë, kur Kryesia dhe grupi Parlamentar në mbledhjen e përbashkët dhanë dorëheqje të pa revokueshme,,,. Para se të filloj takimi e kam lutë fortë Mendiuhin dhe Rufiun, që të heqin dorë nga ndarja e Prosperitetit, dhe ti japim mundësi dhe kohë për tu bashkua përsëri si kemi qenë në fillim, por nuk pata sukses. Ata ishin të vendour që të ndahen nga PPD. Ata vazhduan rrugën e tyre, unë timen me Prosperitetin. Koha është dëshmi, se kam pas të drejtë sot kësaj dite, pasi uniteti dhe forca e jonë e kishte dridh Maqedoninë, duke lënë në ankth shumë udhëheqës të tyre…(V.Xh).
Kulmin e kësaj përçarje e bëri letra e dërguar nga Muhamet Hali dhe Menduh Thaçi. Këta këtë pamflet e lexuan para meje në kafiqin “Pallma”, unë isha kundër kësaj letre, pora ata kishin vendosur ta dërgojnë në lajme, me këtë pamflet, këta e fundosën PPD.
Nevzati këtë pamflet të lexuar në TVSH, nuk mund ta duronte, këtu ka gisht kishte edhe Shaip Billalli nga fshati Çegran. Nevzati në takim me mua gati u çmend, kjo është e tepërt, nuk e meritojë unë këtë tradhti, pas shpine… Nevzari nga ky moment kërkoi dorëheqje ta parevokueshme. Kjo i dha shans Menduh Thaçit për ta përça Partinë e Prosperitetit, në dy krah, të majtët dhe të djathtët. Si duket shërbimet kishin bë punën e tyre. Ata me këtë përçaje ia arritën qëllimit për ti dobësuar shqiptarët, duke i ndarë, shqiptarët në patriot dhe tradhtarë. Në atë kohë shqiptarët nuk ishin në gjendje ti dëshironin intrigat e pushtetit, të cilët vepronin ditë e natë kundër Prosperitetit, defakto ajo ishte luftë, për ti dobësuar shqiptarët në Maqedoni.

Periudha më e vështirë politike pas ndarjes të PPD

Takimet tona dhe marrëdhëniet e mira që mbanim me Ibrahim Rugovën dhe LDK, krahu i Menduh Thaçit e quante tradhti, ndërsa Ibrahim Rugovën tradhtarë. Këtë qëndrim e mbronin edhe disa shokë mi, që i kisha shokë ideali. Edhe këta mendonin se ne kemi tradhtuar çështjen, duke e arsyetuar veten se kanë të drejt, pasi kaluan në anën tjetër. Por më vonë u bindën se e kanë pas gabim….Prandaj në fund u kthyen nga politika e Ibrahim Rugovës.

PPD, në vitin 1992, ka themeluar ILIRIDËN, që tronditi Maqedoninë në themel, Pasi shqiptarët nuk janë të kënaqur me statusin e tyre në Maqedoni. Përndaj dolën me kërkesa më të avancuara, duke kërkuar Autonominë politik etë shqiptarëve në Maqedoni…Kryetar i Iliridës ishte Nevzat Halili, ndërsa unë Kryetar i Komisionit për caktimin e kufijve të Iliridës.
Të gjitha partitë që lindën pas Prosperitetit, qëllim primar kishin pushtetin, e jo mbrojtjen popullit dhe çështjen kombëtare. Të gjithë u pasuruan në kurriz të popullit, përveç udhëheqësve të PPD në krye me Nevzat Halilit.

Me respekt.
Marrë nga Ditari i Vebi Xhemailit: “DËSHMI”,“ Si themelova PPD me veprimtarë”. Bogovinë-Tetovë, Prill 1990.
Ky libër me fakte dhe argumente të kohës, do të botohet së shpejti…
15 prill 2006, Bogovinë- Tetovë,

Trending