Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në Gostivar ka ngritur një kallëzim penal ndaj A.S. (63) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënim i sigurisë” në lidhje me dhunën në familje.
Më 27 nëntor 2024, pas një grindjeje në shtëpinë familjare, i dyshuari ka kërcënuar gruan e tij me jetë duke përdorur një sharrë motorike.