Trendy

Mediat e Kroacisë: Mbeturinat nga Shqipëria ndotin plazhet e Dubrovnikut

Para 2 muaj

Mbeturinat “made in Albania” në brigjet e Dubrovnikut, alarm mjedisor në Adriatik! Shqipëria drejt Europës duke dërguar plehra si fillim…
Bregdeti i Dubrovnikut, “Perla e Adriatikut”, është zgjuar këto ditë nën një batanije mbetjesh plastike, trungjesh druri dhe inerte të tjera që, sipas autoriteteve kroate dhe raporteve ndërkombëtare, vijnë kryesisht nga Shqipëria.
Një stuhi dimërore në Detin Adriatik, e shoqëruar me rryma të forta jugore, ka depozituar tonelata mbeturinash në plazhin e famshëm Banje dhe përgjatë mureve mesjetare të qytetit, duke kthyer peizazhin turistik në një skenë të turpshme ndotjeje.

Zyrtarë të Dubrovnikut deklarojnë se, bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, shumica dërrmuese e mbeturinave duket se kanë origjinën nga Shqipëria. Ekipet e pastrimit, punonjësit e portit dhe të kanalizimeve janë angazhuar prej ditësh në grumbullimin e mbetjeve, ndërsa ngarkesat me kamionë për largimin e tyre pritet të vijojnë disa ditë.
Rasti ka marrë jehonë edhe në media prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë “The Neë York Times”, që e cilëson këtë si episod tipik të krizës së mbetjeve në Adriatik: një vend i hedh plehrat në det, rrymat i çojnë në brigjet e një tjetri.
Pamjet filmike dhe videot nga Dubrovniku, të publikuara nga agjenci ndërkombëtare lajmesh dhe media rajonale, tregojnë masa të mëdha mbeturinash që mbulojnë vijën bregdetare, ndërsa punonjësit përpiqen t’i grumbullojnë me lopata dhe eskavatorë.
Ngjarja ka rihapur debatin për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri dhe përgjegjësinë rajonale në mbrojtjen e Adriatikut. Kroacia ka sinjalizuar se çështja e ndotjes nga mbeturinat mund të kthehet në një element presioni në procesin e integrimit europian, duke vënë në qendër të diskutimit standardet mjedisore dhe detyrimet që Shqipëria ka ndaj fqinjëve dhe detit të përbashkët.
Në fund, vala që solli mbeturinat në Dubrovnik është një pasqyrë e hidhur: ajo nuk la vetëm plastikë në rërë, por ekspozoi para syve të botës gjithë papërgjegjshmërinë e viteve në trajtimin e mbetjeve, që tani po kthehet mbrapsht si faturë mjedisore e morale për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Trending