Trendy

Mediat madrilene “shokohen”: Jashtë fushe, Guardiola e mundi 5-0 Xabi Alonson…

Para 2 muaj

Ne pragun e supersfides se Champions League mes Real Madridit dhe Manchester City, vemendja u perqendrua te konferencat për shtyp dhe krahasimi mes Pep Guardiolës e Xabi Alonsos.

Antón Meana, gazetar i njohur i radios spanjolle dhe bashkëpunëtor i “Cadena SER”, ishte i prerë: katalanasi e fitoi perballjen mediatike:

“Sot në mëngjes pamë Xabi Alonson si nje dru, si një robot, duke u pergjigjur me nga një fjalë, klishe pas klisheje, dhe dolëm nga Valdebebas pa ditur çfare deklarate te veçonim”.

Krejt e kundërta, sipas tij, ishte Guardiola:

“Mbërriti në ‘Bernabéu’ dhe Guardiola e dominoi skenën, i mbështetur pas ne karrige, dhe pas katër-pesë pyetjeve thotë: Ja, këtij djalit do t’i jap frazën ‘bum bum'”.

Meana shtoi në “El Larguero”: “Mendoj se në prag fitoi Guardiola. Sot eshte ajo qe vlen dhe shpresoj të fitojë Xabi, por nga konferenca për shtyp Guardiola ia bëri 5-0”.

Trending