Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka njoftiar përmes një postimi lidhur me vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Çashkë, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë simbolike dhe institucionale për shqiptarët e kësaj zone, përcjell tetova1
Meidani thekson se rëndësia e kësaj vizite forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi i plotë:
“Për herë të parë, një President i Republikës së Shqipërisë viziton Çashkën – një moment me peshë të veçantë simbolike dhe institucionale për shqiptarët e kësaj treve. 🇦🇱🇲🇰
Shqipëria qëndron pranë shqiptarëve kudo, me frymë afërsie, bashkëpunimi dhe vizion për të ardhmen.
Kjo vizitë shpreh vëmendje dhe respekt ndaj komunitetit shqiptar, duke forcuar njëkohësisht lidhjet natyrore mes Tiranës dhe qytetarëve që kontribuojnë në jetën publike të vendit ku jetojnë.
Nën tingujt e këngëve e valleve shqiptare dhe mes simboleve kuqezi të Jabollçishtës, pritja u shndërrua në një mesazh të qartë: rrënjët, kultura dhe ndjenja kombëtare jetojnë fort kudo ku ka shqiptarë”, përfundon Meidani./tetova1.mk










