Një muaj para zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, kandidati i VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve gjatë ditëve vendimtare që çojnë drejt zgjedhjeve të 19 Tetorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Memishi u drejtua drejtpërdrejt votuesve dhe banorëve të Tearcës:
“Të dashur votues,
Të nderuar banorë të Tearcës,
Na ndajnë vetëm edhe një muaj nga zgjedhjet e 19 Tetorit. Ju bëj thirrje të gjithëve për një mobilizim masiv gjatë këtyre ditëve vendimtare, në mënyrë që fitorja e Tetorit të jetë e bindshme dhe gjithëpërfshirëse!
Është momenti për të rikthyer shpresën e humbur në Tearcë.
Është koha për veprim, për unitet dhe për fitore!🫶💪”
Memishi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe bashkimit për të arritur një rezultat vendimtar në zgjedhjet që do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të komunës.










