Trendy

Memishi fal xhumanë në Përshefcë: Të forcojmë lidhjet

Para 6 muaj

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, sot pas faljes së namazit të xhumasë ka qëndruar në fshatin Përshefcë.

Memishi, i shoqëruar nga miq dhe bashkëpunëtorë, ka ndarë momente miqësore me banorët duke shijuar një kafe të përbashkët. Ai theksoi se takime të tilla janë të domosdoshme, pasi ato forcojnë lidhjet mes njerëzve dhe rikujtojnë vlerat që i bashkojnë.

“Forcimi i miqësisë dhe solidaritetit është një nga virtytet tona më të çmuara,” u shpreh kandidati i VLEN-it për Komunën e Tearcës.

Trending