Trendy

Memishi: Kullat e Jasharajve, simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare

Para 4 orë

I shoqëruar nga krerët e koalicionit VLEN, Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar Kullën e Jasharajve, një nga simbolet më të fuqishme të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar emocionet dhe respektin e veçantë gjatë kësaj vizite, duke kujtuar rolin historik të Familja Jashari dhe sakrificën e tyre për liri.

Njoftimi i plotë:

“Vizitë me shumë emocion dhe respekt në Kullat e Jasharajve simbol i qëndresës, sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

Mikpritja dhe fjala e ngrohtë e bacës Rifat na rikujtuan edhe një herë madhështinë e historisë dhe sakrificën për liri.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që i dhanë jetë lirisë së Kosovës. 🇽🇰“, përfundon Memishi.

Trending