Trendy

Memishi: Punojmë në projekte për zhvillimin afatgjatë të vendit

Para 1 vit

Së bashku me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zëvendësministrin e Financave dhe Ambasadoren e Zvicrës, pata nderin të marr pjesë si anëtar i Komitetit Drejtues në mbledhjen e pestë të këtij komiteti, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Balancuar dhe i Qëndrueshëm Rajonal – Faza e Dytë”.

Gjatë takimit u diskutua dhe u miratua plani vjetor operativ, i cili pritet të realizohet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit Ky plan përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave për një zhvillim rajonal të qëndrueshëm dhe të barabartë.

Besojmë se bashkëpunimi ynë me donatorët ndërkombëtarë do të vijojë edhe në të ardhmen, duke mundësuar zbatimin e projekteve me ndikim pozitiv dhe afatgjatë në zhvillimin e rajoneve tona” – ka shkruar Memishi. /tetova1.mk/

Trending