Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga radhët e VLEN-it, Daut Memishi, po zhvillon çdo ditë takime të shumta me banorët e kësaj komune, duke nisur nga fshati i tij i lindjes Sllatina, si dhe në Tearcë, Përshefëc, Gllogjë, Dobrosht, Nerasht, Odër, Neproshten dhe Leshkë, ka bërë të ditur në Facebook.
Memishi theksoi se në çdo takim po sheh entuziazëm dhe padurim nga qytetarët për të ardhur data e zgjedhjeve, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Komunën e Tearcës. Ai u shpreh se takohet me çdo banor pa dallim, pavarësisht bindjeve partiake, etnisë apo religjionit, sepse për të qytetari është i pari.
Ne jemi NJË, qytetari është i pari, ai vendos dhe ai e do ndryshimin,” tha Memishi, duke theksuar se ndryshimi i madh i Tetorit është i pashmangshëm, sepse kërkohet dhe do të përqafohet nga secili.
Ai shkruan se Tearca meriton më shumë dhe se është koha për ndryshim.










