Kulturë

Memishi: Teatri i Tetovës këtë vitë ka më shumë buxhet se vitin e kaluar, por kultura ka qenë dhe vazhdon të jetë keq!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2025, 07:02

Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi Sopi ka reaguar pas disa shkrimeve se Teatri i Tetovës këtë vitë ka më pak buxhet se vitin e kaluar. Ja reagimi i Memishit.


KULTURA KA QENË DHE VAZHDON TË JETË KEQ.

Një sqarim për opinionin pasi lexova disa reagime për buxhetin e teatrove..
Teatri i Tetovës vitin e kaluar ka qenë edhe më keq se këtë vit.
Vitin e kaluar Teatri i Tetovës ka patur buxhet 3.3 milion denarë, kurse këtë vit ka 4 milion denarë, por tema nuk është kjo.

I shkruaj këto shifra vetëm për korrektësi të opinionit; përndryshe Kultura shqiptare në RMV vite me radhë, mos them me dekada, është shumë keq.
E keqja nuk fillon te buxheti i projekteve, e keqja fillon te kushtet në të cilat punojnë institucionet e kulturës.

Ju e dini se Teatri i Tetovës gati 20 vite nuk arrinë të zhvillojë aktivitete gjatë dimrit sepse nuk mundet të sigurohet nxemje e mjaftueshme në sallë, që është e dhimbshme, mos them qesharake.
Ju e dini se Teatri i Tetovës e ndanë objektin me Pallatin e Kulturës, Bibliotekën e qytetit dhe Ansamblin muzikor, përjashto këtu edhe shumë OJQ të ndryshme, gjë që pengon në organizimin e punëve të të gjitha palëve.
Të njejtën gjendje në mos më keq është edhe Teatri i Gostivarit, Kumanovës etj.

Teatri për të rinj në Shkup nuk ka objekt ku t’i zhvillojë aktivitetet e tyre.
Kjo është e keqja më e madhe që i ndodh kulturës në pjesën shqiptare, buxheti pastaj dhe gjërat tjera janë një “luks”.

Nëse e doni vërtet Teatrin, do të kishit reaguar për objektin i cili duhet të renovohet ende pa hyrë në të, sepse ka kaluar të gjitha afatet e parashikuara për ndërtim
Pa u krijuar kushtet që Teatrot dhe i institucionet tjera të mund të zhvillojnë aktivitetet 12 muaj brenda vitit, kot flasim për buxhete e programa vjetore.

Kam reaguar vite të tëra për këto gjëra, dhe do vazhdoj të reagoj derisa të gjejmë nji zgjidhje.
Nuk mund ta shohim kulturën si “tezga” për dikend; Kultura do tjetër qasje dhe shumë seriozitet, ajo na dhemb më shumë neve që merremi me këtë punë, sepse për të tjerët është një diçka terciare, e pa rëndësishme.
Si mundet vetëm objektet kulturore në Maqedoninë perendimore të kenë probleme me nxemjen?
Kultura është improvizuar vite apo mos them dekada me radhë, duhet njëherë e përgjithmonë që kjo gjë të rregullohet.

Nëse doni të flasim për këtë temë, që të shohim e diskutojmë se si zgjidhen këto probleme, do të ishte ideale; nëse doni të bëjmë politikë ditore, ju faleminderit, nuk jam i interesuar!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5875
Myqereme Rusi i bashkohet Izet Mexhitit dhe LD-së
IMG_5871
Bekim Fazliu: Fati i punësimeve të shqiptarëve nuk guxon të lihet në dorë të një DELEDASHI të “ZNAM”-it
IMG_5859
Njihuni me Selim Çerkezin nga Gostivari i cili jeton në Zvicër, para pak kohe ka botuar romanin "The Killing Farm", të përkthyer në gjuhën angleze
IMG_5853
Mexhiti i kundërpërgjigjet Minçevit: Të konvenon ose jo 750 shqiptarë që kam premtuar do të punësohen
IMG_5851
Parandalohet kontrabandë në Han të Elezit, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Kosovës
IMG_6372
Vetëplagoset polici në Shkup