Kandidati për kryetar komune nga radhët e VLEN në Tearcë, Daut Memishi pas namazit të xhumas ka realizuar takim me banorë të Dobroshtit, ku ka biseduar rreth zgjedhjeve lokale dhe rëndësinë e tyre. Sipas Memishit, ky fshat dallohet nga mikpritja dhe zemërgjërsia.
Ja postimi plotë:
Është gjithmonë kënaqësi të takohemi dhe të bisedojmë me banorët e Dobroshtit njerëz të dalluar për mikpritjen, bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre. Forcimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore mbetet ndër prioritetet tona kryesore, sepse vetëm përmes dialogut dhe mirëkuptimit ndërtojmë një shoqëri më të bashkuar dhe më të fuqishme!
#Dobroshti
#VLEN










