Një mobilizim i jashtëzakonshëm po ndodh në mesin e mërgatës së Bërvenicës. Në një takim të mbajtur me dhjetëra bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të Evropës janë mbledhur për të dhënë përkrahjen e tyre të fuqishme për kandidatin e koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Atmosfera e ngrohtë dhe vendosmëria që u ndje gjatë takimit treguan se mërgata e Bërvenicës po qëndron e bashkuar dhe e palëkundur në përpjekjen për ta parë komunën e tyre në duart e një drejtimi të ri.
Pjesëmarrësit theksuan se Haqim Ramadani përfaqëson vlerat e bashkimit, ndershmërisë dhe zhvillimit, ndërsa premtuan angazhim maksimal që më 2 nëntor Bërvenica të bëhet pjesë e fitores së madhe të VLEN-it.
“Kjo është koha e njerëzve të ndershëm dhe të vendosur. Bërvenica do të flasë me votë, jo me fjalë”, u tha mesazhi i përbashkët i mërgimtarëve.
Takimi përfundoi në një atmosferë entuziazmi dhe besimi të plotë se vala e ndryshimit tashmë ka përfshirë çdo cep të komunës.










