Trendy

Mërgimtari nga Çifliki i Zhelinës akuzon EVN për zhvatje: 30 mijë denarë për vetëm 8 ditë qëndrimi në vendlindje

Para 2 muaj

Një mërgintar nga fshati Çiflik komuna e Zhelinës ka ngritur shqetësimin për, siç thotë ai, faturat e fryra dhe të pajustifikueshme të energjisë elektrike nga EVN, duke akuzuar kompaninë për zhvatje të qytetarëve, shkruan tetova1

Sipas tij, gjatë një qëndrim tetë ditorë në vendëlindje ka pranuar një faturë të energjisë elektrike në vlerë prej 30.673 denarësh, shumë kjo që e cilëson absurde dhe të papranueshme.

Mërgimtari shprehet se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur konsum të jashtëzakonshëm të rrymës që do ta arsyetonte një faturë kaq të lartë.

“Është e pakuptimtë që për 8 ditë qëndrim, të vijë një faturë me kaq kosto të madhe. Kjo është zhvatje e hapur, sidomos ndaj nesh që vijmë vetëm për pushime”, deklaron ai, duke shtuar se raste të ngjashme po u ndodhin edhe shumë mërgimtarëve të tjerë.

Kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë rastin dhe të marrin masa ndaj praktikave që, sipas tij, dëmtojnë rëndë qytetarët dhe cenojnë besimin ndaj shërbimeve publike./tetova1

Trending