Trendy

Mesazh i ashpër nga Teherani drejtuar muslimanëve në mbarë botën: A është ky Islami juaj, dhe në cilën anë jeni?

Para 1 orë

Jo shumë kohë pas paralajmërimit, u publikua edhe teksti i plotë i mesazhit, i cili përfaqëson një apel të fortë diplomatik dhe fetar drejtuar komunitetit të gjerë islam.

Ali Larijani, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, u deklarua sot përmes rrjetit social X (ish-Twitter) me një njoftim të drejtpërdrejtë që menjëherë tërhoqi vëmendjen e mediave rajonale dhe diplomacisë. Në publikimin e tij në gjuhën arabe, Larijani shkroi shkurt: “Së shpejti do të publikohet një mesazh me gjashtë pika drejtuar muslimanëve në mbarë botën dhe qeverive të vendeve islame.”

Gjashtë pikat

Pak më vonë, u publikua teksti i plotë i mesazhit, që përbën një apel të ashpër diplomatik dhe fetar drejtuar botës islame. Po i përcjellim të gjashtë pikat në tërësi:

Teksti integral i mesazhit me gjashtë pika:

1. Agresioni gjatë negociatave:

Irani ka qenë i ekspozuar ndaj një agresioni mashtrues amerikano-cionist, i cili ndodhi pikërisht gjatë negociatave, me qëllim të qartë copëtimin e shtetit. Ky agresion rezultoi me rënien dëshmor të një udhëheqësi të madh të Revolucionit Islamik, si dhe me viktima të shumta civile dhe komandantë ushtarakë. Megjithatë, agresorët u përballën me një rezistencë të pathyeshme kombëtare dhe islame të popullit iranian.

2. Mungesa e mbështetjes nga shtetet islame:

Është me rëndësi të theksohet se, përveç disa rasteve të rralla dhe qëndrimeve të kufizuara politike, asnjë shtet islam nuk qëndroi realisht përkrah popullit iranian. Megjithatë, Irani, me vullnetin e tij të fortë, arriti ta frenojë agresorin, i cili tani ndodhet në një rrugë pa dalje strategjike.

3. Çështja e identitetit islam:

Irani vazhdon pa u lëkundur rrugën e rezistencës kundër “shejtanit të madh” (SHBA) dhe “shejtanit të vogël” (Izraelit). Shtrohet pyetja: a nuk është qëndrimi i disa qeverive islame në kundërshtim të drejtpërdrejtë me fjalët e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të):

“Kush dëgjon një njeri që thërret ‘O muslimanë’ dhe nuk i përgjigjet, ai nuk është musliman”?

Çfarë islami është ky në të vërtetë?

4. Përgjigjja ndaj bazave amerikane:

Disa vende e kanë shpallur Iranin armik sepse ai ka goditur bazat dhe interesat amerikane në territorin e tyre. A duhet Irani të qëndrojë duarkryq ndërsa ato baza përdoren si pika nisjeje për sulme kundër tij? Akuzat kundër Iranit janë vetëm justifikime të dobëta. Sot fronti është i qartë: në njërën anë janë Amerika dhe Izraeli, ndërsa në anën tjetër Irani dhe forcat e rezistencës. Në cilën anë qëndroni ju?

5. Sinqeriteti i Iranit ndaj kundërshtarëve:

Ju ftojmë të mendoni për të ardhmen e botës islame. Është e qartë se Amerika nuk do të jetë kurrë besnike ndaj jush dhe se Izraeli është armiku juaj. Ndaluni dhe reflektoni për të ardhmen e rajonit. Irani është i sinqertë ndaj jush dhe nuk synon asnjë dominim mbi ju.

6. Fuqia e Ummetit të bashkuar:

Bashkimi i Ummetit islam, nëse arrihet në kapacitetin e tij të plotë, është garancia e vetme e sigurt për siguri, progres dhe pavarësi të plotë për të gjitha vendet islame.

Kujtojmë që dje u vra Ali Larijani nësulmet e Izraelit.

Trending