Boksieri Florian Marku do të ballafaqohet me Chris Congon më 31 mars në sallën “O2 Arena” në Londër.
Kështu ka bërë të ditur Marku, i cili theksoi se kjo do të jetë përballja e parë që dy vjet në Londër, njofton Klankosova.tv.
“Kanë kaluar dy vjet e gjysëm që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe tju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do te transmetohet dhe ne Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësine ta ndjekin Live”, ka shkruar Marku.
Marku bëri të ditur se biletat dalin në shitje javës tjetër. /Klankosova.tv.