Trendy

Mexhiti: 9 milionë denarë për ujësjellësin e Crnilishtës

Para 8 muaj

Ministri Izet Mexhiti ka bërë të ditur një investim të rëndësishëm prej mbi 9 milionë denarësh në Komunën e Dollnenit, me qëllim ndërtimin e një tubacioni të ri furnizues nga ujësjellësi rajonal i Studençicës.

Ky projekt synon të zgjidhë përfundimisht mungesën e ujit të pijshëm në fshatrat Crnilishtë, Slepçë, Braillovë dhe Desovë, një problem që ka mbetur pa zgjidhje për më shumë se 20 vjet.

Izet Mexhiti thekson rëndësinë e këtij investimi:

“Po investojmë mbi 9 milionë denarë në Komunën e Dollnenit për një tubacion të ri furnizues nga ujësjellësi rajonal i Studençicës.
Po e zgjidhim përfundimisht një problem që s’u prek për 20 vjet, mungesën e ujit të pijshëm në Crnilishtë, Slepçë, Braillovë dhe Desovë!
Ujë më cilësor. Infrastrukturë moderne. Jetë më e mirë për çdo familje.
Me punë, përkushtim dhe zgjidhje konkrete, sjellim ndryshimin që duhej moti në këtë komunë!”

Me këtë projekt, qytetarët e zonës do të përfitojnë ujë të pastër dhe të qëndrueshëm, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës dhe zhvillimin lokal. Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës ujore dhe përmbushjes së nevojave bazë të komunitetit.

Trending