Trendy

Mexhiti – Aggeler : Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon..

Para 11 muaj

“Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë.

Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim.

Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara” – ka shkruar Mexhiti. /tetova1/

Trending