Zv/kyeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se ka ardhur koha për një Akademi Shqiptare të Shkencave.
“Një pikë tjetër e rëndësishme themelimi i Akademisë Shqiptare Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut. Besojmë se ka ardhur koha për një institucion të tillë akademik, që do të shërbejë si platformë për avancimin e shkencës dhe kulturës shqiptare. Kornizat ligjore dhe kushtetuese për këtë iniciativë ekzistojnë; tani kërkohet vetëm bashkëpunim dhe vullnet për t’i dhënë jetë kësaj ideje.”, është shprehur Mexhiti. (INA)