Trendy

Mexhiti: Bashkëpunimi ndërkomunal shqiptar, një platformë zhvillimi rajonal

Para 1 orë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një takim të zgjeruar të përfaqësuesve të komunave shqiptare nga rajoni, të mbajtur në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët. Në këtë takim, përveç përfaqësuesve nga Çairi dhe Tetova, morën pjesë edhe delegacione nga Prizreni, Tuzi, Gjakova, Peja, Presheva dhe tw tjera. Sipas Mexhitit, ky bashkim i komunave përbën një platformë që synon të thellojë koordinimin ndërkomunal dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim përtej kufijve shtetërorë. “Komunat duhet të kenë më shumë fuqi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë hapësirë për të vepruar, në mënyrë që të ndërtojnë politika efektive dhe të sjellin zhvillim për qytetarët”, deklaroi Mexhiti.

Trending