Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar se nuk është në gjendje të veprojë si opozitë konstruktive dhe po përpiqet të rikthehet në pushtet përmes skenarëve të rrezikshëm.
“BDI nuk di të bëjë opozitë, prandaj po përpiqet të rikthehet në pushtet me skenarë destabilizues dhe urrejtje ndëretnike”, ka shkruar Mexhiti, duke shtuar se këto përpjekje po drejtohen nga “shefi në arrati i lajmeve të rrejshme, i financuar nga nëntoka ruso-serbe e instaluar përmes bixhozit dhe kazinove që i solli vetë BDI në vend”.
Ai thotë se partia e Ali Ahmetit ka dështuar në disa tentativa për të manipuluar zhvillimet politike:
“❌ Dështuan me Taravarin.
❌ Dështuan me Danella Arsovskën.
👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!”
Mexhiti thekson se BDI po përpiqet ta zhvendosë fajin, duke mashtruar opinionin me akuza të pabaza:
“📌 E hoqën Balancuesin vetë, pastaj thanë: ‘VLEN e ka fajin!’
📌 E lanë ligjin për gjuhën shqipe të papërfunduar, dhe sërish: ‘VLEN e ka fajin!’
📌 Regjistruan mërgatën me metodologji që vetë e propozuan, sot, VLEN ua ka fajin!”
Sipas tij, kjo është strategjia e vjetër propagandistike e BDI-së: “shpikje, përçarje dhe viktimizim”.
“Por shqiptarët nuk i besojnë më atyre që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit”, shkruan ai, duke theksuar se “e ardhmja nuk ndërtohet me mashtrime dhe frikë, por me drejtësi dhe përgjegjësi.”
Trending










