Maqedoni

Mexhiti e Mickoski takojnë Zelenskyn në Londër

Autori

Autori

Portali Tetova

July 18, 2024, 12:07

“Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit), realizuam takime, me një sërë liderësh dhe përfaqësuesish të rëndësishëm ndërkombëtarë. Bashkë me kryeministrin, z. Hristijan Mickoski, patëm kënaqësinë të takohemi edhe me Presidentin e Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky”, ka shkruar Mexhiti.

“Diskutuam çështje kyçe që prekin rajonin tonë, përfshirë sfidat e sigurisë dhe perspektivat, për vendet tona. U ndalëm te integrimi në strukturat euroatlantike, që synon të sigurojë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po ashtu, diskutuam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, për të përballuar sfidat e përbashkëta.

Theksova rëndësinë e aleatëve tanë strategjikë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të aspiratave tona euroatlantike. Partneriteti ynë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të është një shtyllë e fortë që siguron paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.

Këto takime, jo vetëm që forcojnë lidhjet tona me partnerët ndërkombëtarë, por gjithashtu shërbejnë si një shtysë e rëndësishme për avancimin e agjendës sonë, për anëtarësimin e plotë në strukturat euroatlantike.

Këto përpjekje janë thelbësore, për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë!”, thuhet në njoftimin e Mexhitit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij
IMG_2224
Erdogan në Beograd, rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan
IMG_2212
BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar
IMG_2206
Zjarr në bodrumin e një objekti banesor në rrugën “Iliria” në Tetovë
IMG_2108
E Xhumaja e parë për besimtarët, pamjet brenda “Xhamisë së Namazgjasë”
IMG_2207
ESHS: Shënon rënie numri i foshnjave të vdekura në Maqedoni

DIASPORA