Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një status në rrjetin social facebook, ka shkruar se personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’implikojnë në keqpërdorimet e tyre.
“Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Hapësira shqiptare është hapësira që na bën krenarë e dinjitozë, dhe meriton të ngelet e tillë.
Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Mexhiti.