Maqedoni

Mexhiti: Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg po bëhen realitet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 23, 2025, 03:02

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se janë pranë përfundimit projektet per kanalin dhe çerdhen në Hasanbeg.

“Një premtim i pambajtur prej vitesh nga qeveritë e kaluara tani po bëhet realitet! Hasanbegu më në fund do të ketë kanalin e ujërave atmosferike dhe çerdhen publike që i është premtuar prej kohësh, dhe që nuk është realizuar kurrë.

Sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ministrin e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ishim në Hasanbeg për të dëshmuar se punimet do të fillojnë dhe se kjo zonë nuk do të mbetet më në harresë. Vonesat kanë kushtuar shumë, por tashmë është koha për veprim!

Të mos harrojmë: vërshimet e tmerrshme të vitit 2016 morën 23 jetë njerëzish dhe shkatërruan shtëpi, toka e biznese. Por qeveria e asaj kohe nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Mungesa e kanalit të duhur ishte një nga faktorët kryesorë të dëmeve katastrofike. Tani, ky gabim do të korrigjohet!

Ky investim i rëndësishëm në vlerë 38 milionë denarë, do të mundësojë ndërtimin e kanalit me një gjatësi prej 1350 metrash dhe një gjerësi nga 4 deri në 10 metra, varësisht nga afërsia e shtëpive. Ky projekt nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një angazhim për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e banorëve të Hasanbegut.

Ky projekt do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe sigurisë për banorët e kësaj zone.

Në të njëjtën kohë, një tjetër nevojë e kahershme po përmbushet: ndërtimi i çerdhes publike në Hasanbeg. Për vite me radhë, prindërit janë përballur me mungesën e një çerdheje afër shtëpive të tyre, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje të vështira për kujdesin e fëmijëve. Tani, kjo sfidë do të marrë fund. Do të ndërtohet një ambient modern, i sigurt dhe i dashur për fëmijët, ku ata do të marrin kujdesin e duhur, ndërsa prindërit do të kenë më shumë lehtësi e fëmijët më shumë siguri në përditshmërinë e tyre.

Bashkë, për ta zhvilluar Hasanbegun!”, ka shkruar Mexhiti.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale

Më shumë nga kategoria

IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_6088
Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushallë për shpenzimet elektrike, do të vendoset kontroll i rreptë
IMG_6080
Deklarata e fortë e Zelenskyt: Jam i gatshëm të heq dorë nga presidenca, në këmbim të…
IMG_6077
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe arriti në Tiranë, Rama i bën pritje madhështore Mohamed bin Zayed Al Nahyan
IMG_6063
Për një orë nga Dibra në Tiranë! Më 14 mars hapet tuneli i Murrizit në “Rruga e Arbrit”
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_6061
Shkup, aksident i rëndë në afërsi të gjimnazit “Zef Lush Marku”