Maqedoni

Mexhiti: Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari janë një flamur i pavdekshëm

March 5, 2025, 01:03

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe nisjen e Epopesë së UÇK-së. Në një postim, ai theksoi se familja Jashari është simbol i sakrificës sublime për liri, ndërsa Prekazi mbetet vendi që rrezaton idealet e bashkimit dhe unitetit.

Mexhiti nënvizoi se portreti i Adem Jasharit në Shkup dëshmon se lufta për liri është universale dhe se vepra e familjes Jashari nderohet në Prishtinë, Tiranë, Shkup e më gjerë. Ai e cilësoi komandantin Jashari si një flamur të pavdekshëm, historia e të cilit do të vazhdojë të inspirojë brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë i Mexhitit:

5 Marsi shënon nisjen e Epopesë së UÇK-së, që simbolizon qendresën dhe sakrificën më sublime të familjes Jashari. 27 vjetori i rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, është moment reflektimi për ecajaket e shqiptarëve dhe Kosovës drejt rrugës së lirisë, për të cilën ideal familja Jashari dha gjithçka si askush më parë.

Mbi supet e komandantit Adem Jashari, figura më madhore e luftës çlirimtare, ishin bashkuar dëshira për liri, vendosmëria për sakrificë dhe qendrueshmëria deri në flijim. Familja Jashari u bë altari nga ku nisi liria e Kosovës, ndërsa Prekazi u kthye në vendin që edhe sot rrezaton idealet e mëdha të bashkimit e unitetit.

Në këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shqiptarëve, e rikujtojmë amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Portreti i komandantit legjendar në Shkup e rithekson një të vërtetë të madhe se lufta për liri është gjithmonë universale. Prandaj, vepra e familjes Jashari nderohet në Prishtinë, Tiranë, Shkup e kudo në botë, ku frymon ideali i lirisë.

Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari janë një flamur i pavdekshëm dhe historia e tyre do të vazhdojë të inspirojë çdo brez.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane

Më shumë nga kategoria

IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_7581
Ura e rrezikut në Llokë! Fëmijët kalojnë çdo ditë mbi dërrasa të kalbura për të shkuar në shkollë
IMG_7572
Ali Ahmeti: Çdoherë që kujtojmë Jasharajt gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_7566
Kasami: Jasharajt janë vetë historia jonë!
IMG_7565
Nuredini: Bujar Osmani për vite me radhë ishte noter i Gruevskit
IMG_7560
Mexhiti: Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari janë një flamur i pavdekshëm