Trendy

Mexhiti: Kreu i Kushtetueses të mos sillet si komentues politik

Para 2 orë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të sillet si komentues i politikës ditore, por të jetë në nivel të detyrës që ushtron. Kështu u shpreh Izet Mexhiti në emisionin n’Podium në Ora24.tv, duke reaguar ndaj deklarimeve dhe paraqitjeve publike të fundit të kreut të këtij institucioni.

Ai theksoi se, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe zakonisht nuk komentohen, kjo nuk nënkupton se nuk mund të kritikohet sjellja e kryetarit të saj. Sipas tij, drejtuesi i këtij institucioni duhet të ruajë neutralitetin dhe të mos përfshihet në interpretimin e zhvillimeve politike.

Mexhiti vlerësoi se deklaratat e kryetarit krijojnë përshtypjen se ai po sillet më shumë si figurë politike sesa si drejtues i një institucioni të pavarur.

Ai apeloi që kryetari të përmbahet nga komentet politike dhe të respektojë funksionin që mban, duke shtuar se nëse dëshiron të merret me politikë ditore, atëherë duhet të largohet nga posti dhe të angazhohet drejtpërdrejt në politikë./Ora24.tv

Trending