Trendy

Mexhiti: Loja nuk ka përfunduar me largimin e Taravarit, loja sapo ka filluar dhe tani do të luhet në terrenin e Frontit Europian

Para 10 muaj

Izet Mexhiti nga VLEN thotë se BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse po e sheh që po i ik anëtarësia dhe struktura e partisë, përcjell TV21. I pyetur për legjitimitetin, respektivisht për numrin e deputetëve shqiptarë në shumicën parlamentare, Mexhiti tha se loja nuk ka mbaruar.

“Sa i përket deputetëve. Mendoj që loja nuk ka përfunduar, loja ka filluar. Nëse kanë menduar që me largimin e z.Taravarit ka përfunduar loja, atëherë do të shohim në vijim se kjo lojë dmth do të vazhdojë dhe do të luhet në terrenin e Fronit Europian”, tha Mexhiti.

Trending